Здружение на новинарите на Mакедонија
Членка на Mеѓународната федерација на новинари IFJ
Основано 1946

SHGM dhe SPGPM: Gazetaria profesionale është një e mirë publike që nuk duhet të kufizohet

ZNM
Sunday, der 3. May 2020Sunday, der 3. May 2020/ Sunday, der 3. May 2020

Duke e festuar Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit – 3 maji, sot, më shumë se kurrë, erdhi në shprehje rëndësia e gazetarisë së pavarur dhe profesionale. Kriza e shkaktuar nga pandemia e Covid-19 ka vendosur parakushtet për një demokraci funksionale, dhe kjo është se gazetaria duhet të trajtohet si një e mirë publike, dhe rrjedha e informatave nuk duhet të kufizohet.

Gazetaria e përgjegjshme dhe profesionale në këtë situatë krize ka dëshmuar të jetë thelbësore në informimin e qytetarëve. Prandaj, Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë dhe Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punonjësve Mediatik, bëjnë thirrje për solidaritet dhe mbështetje, veçanërisht nga publiku, për gazetarët dhe punonjësit mediatik të cilët në dy muajt e fundit po përballen me sfida shëndetësore, sigurie, financiare, por edhe etike, në përpjekjet për të informuar publikun drejtë dhe në kohë për zhvillimet me pandeminë Covid-19.

Ju kujtojmë se lufta kundër dezinformatave, të cilat u dëshmua se janë veçanërisht të dëmshme në periudha të tilla sfiduese, është e mundur vetëm me prodhimin e informatave objektive dhe të sakta dhe me punë transparente të Qeverisë dhe institucioneve të tjera publike. Theksojmë deklaratën për lirinë e shprehjes dhe informimin në kohë të krizës nga Komiteti i ekspertëve për media dhe reforma pranë Këshillit të Evropës, ku theksohet roli i gazetarisë profesionale dhe mediave të pavarura, nevoja për “vëmendje të posaçme për sigurimin e kushteve të përshtatshme të punës për gazetarët, duke përfshirë këtu edhe kujdesin mjekësor për çdo detyrë që lidhet me koronavirusin.”

Sipas raportit të “Reporterëve pa Kufij” për lirinë e mediave, Maqedonia e Veriut renditet në vendin e 92-të, i cili, edhe pse paraqet një përparim i vogël, akoma është një pozicion zhgënjyes. Kjo është arsyeja pse ju kujtojmë kërkesat tona të vitit të kaluar me rastin e Ditës Botërore të Lirisë së Medias, të cilat janë reforma thelbësore të sektorit të mediave me qëllim të krijimit të kushteve të punës për gazetarët dhe punonjësit mediatik nëpërmjet të cilëve do të krijohej mjedis i volitshëm për punën e tyre pa presione, shantazhe dhe shqetësime për gjendjen e tyre socio-ekonomike.

Theksojmë se uljet e paralajmëruara të pagave dhe zvogëlimi i stafit në mediat janë të papranueshme, veçanërisht në kushte kur gazetaria dhe mediat duhet të luajnë rolin e tyre si mbrojtës të interesit publik. Pa lirinë e shprehjes, media të pavarura dhe kritike nuk mund të ketë një demokraci funksionale, por gjithashtu edhe të tejkalohen krizat siç është pandemia aktuale.

Print Friendly, PDF & Email
Facebooktwitterlinkedin